• BALLINA
  • SHKOLLA
  • PROGRAMI MËSIMOR
  • FIRMAT USHTRIMORE
  • DREJTORI I SHKOLLES
  • MESIMDHENESIT
  • FOTO
  • MATEMATIKA
  • Untitled
rregullorja_gjitheperfshirese.docx
File Size: 29 kb
File Type: docx
Download File

kodi_i_mirsjelljes.pdf
File Size: 119 kb
File Type: pdf
Download File

Misioni  

 Të kontribuojmë në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional si dhe arsimim cilësor parauniversitar në fushën ekonomike.

Historiku i shkolles

Në jetën e një qyteti mund të ketë ngjarje nga më të ndryshmet, të tilla që mund të mbesin në kujtesën e të gjithëve ose që koha krejt padashje i fshin pa shumë zhurmë dhe bujë. 
Mund të ndodhë që në kujtesën e njerëzve të hyjë natyrshëm nga emri dhe nga fama edhe një shkollë, e cila pa rreshtur, vit pas viti, kohë pas kohe, ngjarje pas ngjarjesh, epokë pas epoke, diti të zërë një vend nderi në jetën e qytetit të lashtë.

Shkolla e mesme ekonomike e nisi jetën në shtator të vitit 2008, ku detyra kryesore e kryetarit te Komunes z. Bajrush Ymeri dhe e drejtorisë së arsimit në Novobërdë ishte pikërisht shtrirja e arsimit të mesëm në këtë komun. Në vitin e pare të jetës së saj shkolla ka pasur 26 nxënës në klasen e dhjetë dhe me vetëm 4 mësimdhënës. SH.M.E-Bostan është një institucion i arsimit të mesëm me koncepte bashkëkohore të arsimit dhe edukimit, dhe funksionon pikërishtë për të siguruar arsim për brezat e rinjë.


Stafi, plan-programet, materialet mësimore, metodologjia e mësimdhënies, ambienti. mbështetja e nxënësve  dhe menaxhimi janë të gjitha në shërbim të formimit cilësor të çdo nxënësi. SHME ofron profilet Banka dhe sigurime, Kontabilitet ku keto programe ofrojnë njohuri bashkëkohore, teorike dhe praktike nga fusha e ndërmarrësisë, bankave, financave dhe kontabilitetit të nevojshme për të qeverisur me financa dhe menaxhuar kontabilitetin e biznesit në mënyre profesionale.


QËLLIMI

Shkolla e mesme ekonomike synon pasurimin e sistemit të tanishëm arsimor në aspektin e cilësisë duke u bazuar në nevojat e zhvillimeve bashkëkohore në të gjitha fushat e dijes.

KORRIKULA- E bazuar në Kornizen e Kurrikulës të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Kosovës

MËSIM DHE PRAKTIKË- Orientimi i nxënësëve drejtë praktikës në mënyrë që përveç përvetësimit të njohurive teorike, të aftësohen edhe në praktikë.


Powered by Create your own unique website with customizable templates.