Në Prishtinë, në pallatin e Rinisë dhe Sporteve, u mbajt Panairi i Firmave Ushtrimore të shkollave të mesme të Kosovës. Firma ushtrimore është formë e re mësimore në kuadër të së cilës përkrahet dhe nxitet mësimi praktik i cili simulon biznesin real dhe mendimin ndërmarrës, si dhe ndihmon që arsimi profesional t'i përshtatet nevojave të tregut të punës.